Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për lidhje më të forta ekonomike me Azerbajxhanin, pasi u takua me presidentin e këtij shteti, Ilham Aliyev. Dy liderët do të zhvillojnë takim në Baku.
Dy liderët do të diskutojnë për konfliktin mes Arzerbajxhanit dhe Armenisë, mbi rajonin Nagorno-Karabakh si dhe për respektimin e të drejtave të njeriut.
Azerbajxhani dhe Armenia për vite të tëra janë në armiqësi për shkak të rajonit Nagorno-Karabakh, një territor në Azerbajxhan, që është marrë nën kontroll nga forcat e mbështetura nga Armenia, gjatë një lufte që la më shumë se 30 mijë persona të vrarë. Dy vendet arritën një armëpushim më 1994.
Megjithatë, luftimet sporadike kanë vazhduar dhe për tri dekada ka pasur përpjekje për zgjidhje të konfliktit përmes diplomacisë. Por, në këtë drejtim nuk është bërë shumë përparim, transmeton kp.
Azerbajxhani është vendi i fundit në turneun treditor të Merkelit në Kaukazin Jugor. Kancelarja Merkel paraprakisht vizitoi Gjeorgjinë dhe Armeninë.
Në Jerevan, Merkeli u tha gazetarëve se “është e rëndësishme që konflikti të zgjidhet në mënyrë paqësore” dhe se Gjermania “qëndron e gatshme” për të kontribuar në gjetjen e zgjidhjes.
-
Trumpi synon të arrijë një marrëveshje paqeje në mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
-
Putini i gatshëm të ndihmojë në arritjen e paqes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë
-
Stoltenbergu viziton Armeninë, bën thirrje për paqe me Azerbajxhanin
-
Gjermania nis bisedimet për paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
-
Armenia paralajmëron se Azerbajxhani po përgatit luftë në shkallë të plotë