Angela Merkel nga (CDU) sot fitoi për herë të katërt pozitën e kancelares gjermane.
Ajo para medieve ka thënë se vendimi i saj që mori në vitin 2015, për t’i hapur kufijtë, për të vazhdon të jetë vendim i duhur, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
Edhe pse arriti fitore me 33.2% të votave, Merkel ka thënë se ka pritur rezultate më të mira se këto.
"Sigurisht që kemi shpresuar për një rezultat pak më të mirë, por nuk duhet të harrojmë se sapo kemi përfunduar një periudhë legjislative jashtëzakonisht sfiduese, prandaj jam e lumtur që arritëm qëllimet strategjike të fushatës sonë zgjedhore", tha Merkel.