Sondazhet e dala nga zgjedhjet e sotme në Gjermani, tregojnë se kancelaria aktuale Angela Merkel e Unionit Kristian-Demokrat (CDU) ka siguruar mandatin e saj të katërt.
Udhëheqësi i Partisë Social Demokratike (SPD) Martin Schulz, ka thënë se do të shkojë në opozitë, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
CDU fitoi 32.7% të votave, ndërkaq SPD 20.2%.
Por, në një goditje të rëndë për establishmentin gjerman, partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) i ka fituar afro 13.3% të votave, duke e bërë këtë parti me orientim kundër imigracionit, forcën e tretë politike në Gjermani, raportojnë agjencitë e lajmeve nga Berlini.
Merkel mund ta formoj koalicionin qeverisës me demokratët e lirë (FDP) dhe të gjelbërtit.
Sipas “exit polleve” partia probiznesore, FDP i ka fituar 10%, ndërsa Partia e të Gjelbërve parashihet t’i fitoj 9.2%.
Edhe
Merz riorganizon qeverinë para zgjedhjeve rajonale
Kancelarja Merkel erdhi në krye të qeverisë gjermane në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2005.