Kancelarja gjermane Angela Merkel, e ka mbrojtur marrëveshjen bërthamore me Iranin që e kufizon ashpër aftësinë e këtij shteti për të prodhuar uranium të pasuruar përballë kundërshtimit të fortë nga Shtetet e Bashkuara.
“Ndërsa ekziston një marrëveshje me SHBA-në për të vënë Iranin nën presion për programin e tij bërthamor, ka një dallim në mendime lidhur me masat që duhet marrë”, ka thënë mes tjerash kancelarja gjerman në Konferencën e Sigurisë në Mynih, transmeton KTV.
Sipas Merkelit, marrëveshja e parandalon Iranin nga ndërtimi i armëve bërthamore dhe duhet shfrytëzuar për të ushtruar presion ndaj Teheranit.
E, duke folur në një konferencë për Lindjen e Mesme në Varshavë të enjten, zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, u bëri thirrje shteteve nënshkruese të tërhiqen nga marrëveshja.
-
Merkel: Palët të mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin
-
Kancelari gjerman thotë se është kërcënim global nëse Irani ka armë bërthamore
-
Merkeli i kërkon Iranit që të respektojë marrëveshjen nukleare të vitit 2015
-
Merkel, Macron e Johnson: Irani të respektojë Marrëveshjen bërthamore
-
Pence i bën thirrje Evropës që të tërhiqet nga marrëveshja me Iranin