Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merkel rifillon bisedimet për koalicionin qeverisës

Berlin, 8 dhjetor – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të rifillojë të mërkurën e ardhshme bisedimet për krijimin e një koalicioni të ri qeveritar me socialdemokratët e SPD-së, njoftoi sot një prej zyrtarëve më të lartë të partisë së qendrës së majtë.

Bisedimet për njohjen e qëndrimit të palëve ndërmjet SPD-së, CDU-së së Merkelit, simotrës CDU bavareze dhe CSU-së, sipas raportimit të DPA-së, transmeton ATSH, afron ekonominë më të madhe të Evropës drejt zgjidhjes së ngërçit politik që prej zgjedhjeve të shtatorit.

“Nuk ka asnjë problem se çfarë do të arrijmë”, deklaroi shefja e grupit parlamentar të SPD-së, Andreas Nahle.

”Besoj se ne kemi nevojë për më tepër argumente politike dhe për përkim idesh mes CDU-CSU dhe SPD-së”, theksoi ajo.