Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një vizite në Meksiko Siti, tha se ndërtimi i mureve nuk i zgjidh problemet që shkakton migrimi.
Merkel nuk e përmendi presidentin amerikan, Donlad Trump, i cili është zotuar se do të ngrejë një barrierë përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.
Merkel tha se historia ka treguar se presionet e migrimit zgjidhen kur perandoritë kanë marrëdhënie të mira me fqinjët e tyre.
Merkel është rritur në Gjermaninë Lindore komuniste, prapa Perdes së Hekurt.
Duke folur para një paneli me presidentin e Meksikës, Enrique Pena Nieto, Merkel tha se migrimi menaxhohet me përmirësimin e standardeve të jetesës në zonat e prekura.
Merkel është kritikuar shpesh edhe në Gjermani pasi u ka hapur dyert mbi një milion refugjatëve qysh në vitin 2015.
-
Merkel në Meksikë: Muret nuk janë zgjidhje
-
Muri kufitar SHBA – Meksikë do të ngjyroset me të zezë
-
Merkeli kritikon pasardhësin e saj për miratimin e mocionit për imigracion me ndihmën e AfD-së
-
Presidentja e Meksikës e demanton Trumpin për çështjen e migracionit
-
Bideni mes kritikave për vazhdimin e murit kundër emigrantëve