Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merkel mbyll Facebook-un, por jo Instagramin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbylli faqen e saj personale të Facebook, por paralajmëroi ”tifozët e zjarrtë” se ka ende shumë mënyra për ta ndjekur atë në internet.

“Ju e dini që unë nuk jam më shefja e CDU-së dhe kjo është arsyeja pse po mbyll faqen time në Facebook”, tha ajo në një video të postuar në faqen e medieve sociale, transmeton ATSH raportimin e DPA-së

Por, ajo vuri në dukje se mbetet sërish kancelare dhe se aktiviteti i saj do të vazhdojë të dokumentohet në faqen e Facebookut të qeverisë federale. “Ose mund të më ndiqni në Instagram,” shtoi ajo.

“Sot është dita kur unë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e rëndësishme në faqen time në Facebook”, tha ajo në fillimin e videos.

“Faleminderit shumë të gjithëve’’, përfundoi kancelarja.

Artikuj të ngjashëm