Komuniteti ndërkombëtar duhet të gjejë një zgjidhje politike për Iranin, tha sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Komentet e kancelares Merkel vijnë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u tërhoq nga një sulm ushtarak ndaj Iranit, si kundërpërgjigje ndaj rrëzimit të një droni amerikan nga Teherani.
Kancelarja Merkel po ashtu tha se për çështjen e Iranit do të diskutohet javën e ardhshme, gjatë takimit të liderëve të G20, takim që do të mbahet në Japoni.
“Duhet të ketë një zgjidhje politike (për Iranin) dhe për këtë ne do të punojmë”, tha Merkel.
Artikuj të ngjashëm
-
Merkeli i kërkon Iranit që të respektojë marrëveshjen nukleare të vitit 2015
-
Trump thotë se pezulloi një sulm të ri ndaj Iranit, me kërkesë të shteteve të Gjirit Persik
-
Kancelari gjerman niset për në Washington nën hijen e konfliktit në Lindjen e Mesme
-
Franca, Gjermania dhe Britania i bëjnë thirrje Iranit për negociata, distancohen nga sulmet
-
Trumpi thotë se ndryshimi i regjimit në Iran mund të jetë gjëja më e mirë