Berlin , 1 qershor – Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri kinez, Li Keqiang zhvilluan sot në Berlin bisedime dypalëshe në kuadër të axhendës përpara samitit të G20-ës që do të zhvillohet në Hamburg, më 7 dhe 8 korrik.
Më vonë, Li do të udhëtojë në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e përvitshëm BE-Kinë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të BE-së për të diskutuar mbi çështjet e tregtisë, emetimet e gazrave serrë dhe testet e raketave të Koresë së Veriut.
Ky takim u zhvillua një ditë pasi Merkel priti kryeministrin indian, Narendra Modi.
Merkel është përpjekur të hedhë poshtë zërat se ajo ka në plan të distancohet nga SHBA-ja pas mosmarrëveshjeve mbi ndryshimet klimatike dhe ndaj fuqive të tjera.