Kancelarja gjermane Angela Merkel të mërkurën ka folur për rëndësinë e kujdesit të shtuar tek qytetarët, teksa e ka paralajmëruar planin për zbutjen e masave në Gjermani.
Ajo, në mënyrë të thjeshtë ua ka shpjeguar qytetarëve variablat në modelet e përhapjes së virusit, si faktori i prodhimit dhe rëndësinë që e ka margjina e gabimit në këtë mes.
“Kurba është bërë më e rrafshët. Duhet të mbetet e tillë, në mënyrë që të mos e stërngarkojë sistemin tonë të shëndetësisë”, ka thënë Merkeli.
Merkeli, fizikante e diplomuar, ka bërë të ditur se variabla kryesore që është duke e shikuar qeveria, është i ashtuquajturi faktor riprodhues i virusit – numri i njerëzve të cilëve ua bart virusin një i infektuar.
“Kemi bërë analizë bazuar tek modelet. Tani jemi tek faktori riprodhues 1, pra një person është duke e infektuar një tjetër. Nëse mbërrijmë në pikën ku secili infekton 1.1 persona, atëherë deri në tetor do t’i mbërrijmë kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor, duke e pasur parasysh numrin tonë të shtretërve në kujdesin intensiv. E nëse mbërrijmë në 1.2 veta, pra secili i infekton 20 për qind më shumë, atëherë do t’i mbërrijmë në korrik kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor”, ka deklaruar kancelarja gjermane, duke shtuar se kapacitetet mbërrihen në qershor me 1.3 veta.
Edhe
Merz riorganizon qeverinë para zgjedhjeve rajonale
E, si e shpjegon Merkeli, pikërisht aty shihet se sa e vogël është kjo margjinë.
“I tërë evolucioni bazohet tek fakti se mund të supozojmë se kemi një shifër të infektimeve, të cilën mund ta mund ta monitorojmë, mund ta përcjellim”.
Shikojeni videon e plotë:
Edhe
Merzi paralajmëron ndryshime në kabinetin e tij
This is how Angela Merkel explained the effect of a higher #covid19 infection rate on the country's health system.
— Benjamin Alvarez (@BenjAlvarez1) April 15, 2020
This part of today's press conf was great, so I just added English subtitels for all non-German speakers. #flattenthecurve pic.twitter.com/VzBLdh16kR