Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha sot se ajo synon të vazhdojë të sfidojë demonstruesit e ekstremit të djathtë që janë përpjekur të prishin fushatën e saj për zgjedhjet kombëtare këtë muaj.
Protestues të organizuar, kryesisht mbështetës të partisë së djathtë populiste Alternativa për Gjermaninë (AfD), por edhe nga grupet neonaziste, kanë lëshuar sharje dhe në një rast kanë goditur me domate kancelaren, ndërkohë që këndonin duke përdorur birbila, tromba dhe zile.
“Është e rëndësishme për mua është që të vazhdoj të shkoj atje ku nuk marr një pritje miqësore”, tha ajo në një intervistë për gazetën “Redaktions Netzwerk Deutschland”.
“Shumë persona që nuk i bashkohen koncertit të birbilave dhe të këndimeve në kor kanë nevojë për inkurajim, duke treguar guxim civil dhe duke iu kundërvënë urrejtjes”, tha ajo.
Sondazhet e fundit tregojnë partinë konservatore të Merkelit, Kristiandemokratët (CDU) dhe aleatët bavarezë të Unionit Kristian Social (CSU) si fitimtarë të zgjedhjeve të 24 shtatorit me rreth 38 për qind të votave.
-
AfD-ja bën thirrje për zgjedhje të reja në Gjermani
-
Merkeli kritikon pasardhësin e saj për miratimin e mocionit për imigracion me ndihmën e AfD-së
-
Merkel mbështet Laschetin për të ardhur në krye të Gjermanisë
-
Merkeli përfshihet në fushatën zgjedhore të konservatorëve në telashe
-
Merkel paralajmëron situatë të rëndë në Gjermani