Berlin, 27 prill – Britanikët patën iluzione rreth realiteteve në një botë postBrexit, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Duke folur sot në parlamentin gjerman, Merkel tha se britanikët duhet të qartësojnë faktin se si i shohin marrëdhëniet e së ardhme me Bashkimin Evropian dhe kjo, përpara fillimit të negociatave zyrtare për largimin e ishullit nga unioni.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një samit të shtunën për të miratuar direktivat për negociatat për Brexit.
”Edhe diskutimet për detyrimet financiare të Britanisë së Madhe ndaj Bashkimit Evropian duhet të nisin me fillimin e negociatave”, deklaroi Merkel.
Artikuj të ngjashëm
-
Merkeli humb durimin me Britaninë për Brexit-in
-
Merkel thotë se brenda 30 ditësh mund të gjendet një zgjidhje për Brexitin
-
Merkel: Do të luftoj deri në fund për një Brexit të rregullt
-
Merkel pohon se ende ka kohë për të negociuar Brexit-in
-
Merkel thotë se BE-ja është e gatshme për bisedimet e Brexitit