Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mercenarët pro-rusë po dështojnë në Ukrainë

Inteligjenca britanike njoftoi të hënën se efekti dhe roli i mercenarëve të grupit “Wagner”, të rekrutuar nga Rusia, do të bjerë pas betejave në Luhansk, transmetoi BBC-ja të hënën.

Sipas raportit të përditshëm britanik, “Wagner” pati rol kyç në betejat e fundit në Ukrainë, duke përfshirë kapjen e qyteteve Popasnaya dhe Lysychansk. Këto beteja i shkaktuan grupit mercenar humbje të mëdha, ndërsa theksohet se raportet mes Rusisë e “Wagnerit” janë përkeqësuar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, rekrutoi pjesëtarët e kompanisë private për t’i përforcuar forcat e vijës së parë, si dhe për të zvogëluar mungesën e personelit.

Sipas Britanisë së Madhe, “Wagneri” punëson persona të dënuar dhe ata që figurojnë në “lista të zeza” ndërkombëtare. “Wagnerët” përfitojnë trajnime ushtarake e pagë të majme.

Kreu i organizatës, Yevgeny Prigozhin, së fundmi mori titullin “Hero i Rusisë” për veprimet luftarake mbi rajonin e Luhanskut.

“Pakënaqësitë mes “Wagnerit” e Putinit kanë nxitur rënie të moralit te ushtria ruse”, njoftoi Inteligjenca britanike.

Edhe Putini gjen lider të ri të “Wagnerit” për luftën në Ukrainë Botë Putini gjen lider të ri të “Wagnerit” për luftën në Ukrainë

Muaj më parë u raportua se të paktën 3 mijë mercenarë pro-rusë janë vrarë në luftime me Ukrainën. Rusia i kishte angazhuar 8 mijë të tillë.

Shumë shtete perëndimore e konsiderojnë si grup terrorist që lufton në shumë zona të botës. Kremlini zyrtarisht nuk pranon se bashkëpunon me të.