Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mercedesi i Gruevskit në vlerë 600 mijë euro që barti Ban ki Moonin, Daçiqin e Nikolliqin

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, ka mbajtur të shtunën konferencë për media për t’i treguar publikut veturën luksoze “Mercedes S klasë 600”, e cila ishte blerë në kohën kurë kryeministër ishte lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, për bartjen e personaliteteve VIP.

Spasovski tha se vetura ishte mbajtur e fshehur në një garazh të qeverisë, larg publikut, duke shtuar se ajo ishte gjetur në gjendje të keqe dhe të ndotur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shumë qytetarë që nuk kanë para për bukë nuk mund të paramendojnë të kenë një makinë mesatare, ndërsa dikush bën luks në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë. Ajo që dhemb më së tepërmi është se policët e Maqedonisë nuk kanë uniforma, nuk kanë makina për t’i kryer punët e tyre, por kjo ministri kishte guximin të blejë makinë 600 mijë euro për kryeministrin e atëhershëm, Nikolla Gruevski”, tha Spasovski.

Mercedesi peshon 4 ton dhe është i prodhuar me standarde të sigurisë së shkallës së parë. Nga MPB-ja thonë se vetëm për ndërrimin e gomave duhet të harxhojnë rreth 20 mijë euro. Me makinën deri më tani janë kaluar 57 mijë kilometra.

Nuk dihet se sa njerëz saktë janë vozitur në ulëset e prapme me makinën më të njohur në Maqedoni. Sipas informacioneve me të cilët disponon MPB përveç ish kryeministrit dhe liderit të VMRO-së Gruevski, “Mercedesin” e shtrenjtë shpesh e ka përdorur edhe kryeministri teknik Emil Dimistriev.

Image

Ministri Spasovski tha se tani për tani mbeten në qëndrimin mos ta shesin “Mercedesin”.

Ndryshe, nga VMRO-DPMNE akuzuan se ngjarja e sotme në MPB ka qenë teatrale dhe kontroverse dhe tregon se si qeveria e LSDM-së planifikon të kujdeset për pronën e Maqedonisë.

Mercedesin zyrtar i klasës C me regjistrim SK 2936 AC, Drejtoria për Mbrojtje të Afërt pranë MPB-së e ka shfrytëzuar si makinë kryesore për delegacione të larta të huaja që e kanë vizituar Maqedoninë e që janë të nivelit të parë ose të dytë e këtu bëjnë pjesë, kryetar shtetesh, zvkryetarë, kryeministria, zvkryeministra, ministra si dhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm.

Kjo makinë zyrtare, siç raporton Zhurnal.mk, deri më tani është shfrytëzuar 15 herë. Fillimisht gjatë vizitës së sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki moon në korrik të vitit 2012. Në shtator të të njëjtit vit, Mercedesi është shfrytëzuar edhe nga ish-komisioneri për zgjerim, Stefan Fule, e një muaj më pas edhe nga ish-presidenti serb, Tomisllav Nikoliq.

Në vitin 2013, i njëjti është shfrytëzuar edhe gjatë vizitës së ish-kryeministrit serb, Ivica Daciq, presidentit slloven, Borut Pahor, atij kroat Josipoviq dhe atij polak Komorovski, ndërkohë që po të njëjtin vit e kanë shfrytëzuar edhe zv.presidenti vietnamez, Hruan Ti Doan dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Në vitin 2014, Mercedesi zyrtar është shfrytëzuar gjatë vizitës së Ivica Daçiq, Evngelos Venizelo, sekretarit gjeneral të NATO-s Rasmunsen, kryeparlamentarit kanadez, Endru Sher si dhe kryeministrit kroat, Milanoviq dhe atij turk, Davutoglu.