Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mënyra kineze për ta luftuar ndotjen

Zogjtë fluturojnë herë brenda e herë jashtë ndërtesës prej tetë katesh të njohur me emrin “Green Office Buillding” në Shenzhen të Kinës, për shkak se një e treta e mureve janë krejtësisht të hapura.

Ky është një model i ri i mirëmenduar që ka për synim që ndërtesa ta ruajë ajrin e pastër në brendi pa pasur nevojë që të përdoren kondicionerë teknologjikë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Parku pa karbon”

Matanë qytetit, në një kampus të madh të njohur me emrin “Parku me nivel të ulët karboni” po punohet që të pastrohet ajri dhe rrugët të mos ndiejnë ndikimin e ndotësve. Janë krijuar sisteme edhe për heqjen e pluhurit në qytet me qëllim që të mos ketë ndikim negativ në shëndetin e banorëve të zonës.

Eksperimentet e ngjashme po bëhen anembanë qyteteve të Kinës, si pjesë e një projekti që ka për synim pastrimin e qiellit prej tymit të dendur. Kina po mundohet njëherësh që me këtë plan të realizojë edhe caqet e veta në luftën kundër ndryshimit klimatik.

Kina është një prej ndotësve më të mëdhenj në botë dhe mezi është bindur që të nënshkruajë marrëveshjet ndërkombëtare për luftimin e ndryshimit klimatik... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.