Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Meningjiti shkreton Nigerinë, 745 të vdekur

Addis Ababa, 20 prill - Qendra e Kontrollit Shëndetësor në Nigeri, ka thënë se të paktën 745 persona deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë së meningjitit.

Sipas një deklarate me shkrim nga kjo qendër thuhet se meningjiti, i cili është i përhapur më shumë në veri të vendit, aktualisht ndodhet në kufirin e epidemisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në deklaratë thuhet se deri më 17 prill ka pasur 8057 raste me meningjit. Ndërsa theksohet se 745 prej tyre kanë humbur jetën.

Ministri i Shëndetësisë së Nigerisë, Isaac Adewole, ka thënë se ka kërkuar një takim urgjent me përfaqësuesit politik dhe vendor të 26 rajoneve, nga 36 që ka vendi në total.

Ndërkohë epidemia thuhet se mund të parandalohet përmes një vaksine në rang vendi, por se kjo kushton rreth 1 milion dollarë.

Në këtë vend gjatë vitit 2015 ka pasur 131 vdekje si pasojë e meningjitit dhe në vitin 2016, 33 raste me vdekje.