“Mos pyesni çfarë mund të bëjë SHBA-ja për ju, pyetni çfarë Evropa duhet të bëjë për veten”, ka thënë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në Budapest në samitin e liderëve evropianë.
Zyrtarët evropianë janë të alarmuar nga rikthimi i Donald Trumpit në SHBA, jo vetëm për shkak të qasjes së tij ndaj NATO-s dhe Ukrainës, por edhe për pasojat ekonomike nga kërcënimi i tij që ta bëjë BE-në “të paguajë çmim të madh” për mospranimin e mjaftueshëm të importeve nga SHBA-ja, raportoi Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka thënë se nëse Evropa do ta kishte të njëjtën rritje si SHBA-ja që në fillim të shekullit, Evropa do të kishte 11 milionë vende pune më shumë. “Nuk mundemi vetëm të reagojmë ndaj zgjedhjeve në SHBA, ne duket të veprojmë”.
Përgjigja e BE-së ndaj vështirësive ekonomike të veta – dhe rizgjedhjes së Trumpit – është ngadalësuar nga fakti se dy fuqitë e saj më të mëdha - Gjermania, koalicioni qeveritar i së cilës u rrëzua, dhe Franca, presidenti i së cilës nuk e ka shumicën parlamentare - janë dobësuar nga krizat politike brenda vendeve të tyre.