Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Melodi nga kumbimi i kambanave

Tingujt e kambanave jehojnë kudo. Ata që i kumbojnë ato vijnë nga qytete të ndryshme të Rusisë dhe Bjellorusisë fqinje. Dhe janë mbledhur në qytetin e lashtë Tutaev, në bregun e lumit Vollga, për ta jetësuar traditën e lashtë të kumbimit të kambanës.

Ata luajnë melodi kanonike të kambanës së kishës, por krijojnë edhe tinguj unikë të tyret.

Dmitry Rozhkov nga rajoni Tverit në Rusi e ka zotëruar këtë art për më se pesë vjet.

Shpjegon se si e njëjta melodi do të tingëllojë ndryshe kur luhet në kambana të ndryshme.

“Kulla e kambanës është, në fakt, instrument unik, ju nuk e kontrolloni atë, ajo ju kontrollon juve. Do të thotë, kur çoheni në këmbë, kur ngriheni nga stoli, kur prekni telat e kambanës për herë të parë, ashtu si këtu tani, kambana ju udhëheq gjithmonë”, ka thënë ai.

Edhe Netët klasike “nga një pyll te një trio yjesh dhe zjarret e ferrit” Kulturë 1 j. më parë Netët klasike “nga një pyll te një trio yjesh dhe zjarret e ferrit”

Në festivalin e sivjetmë marrin pjesë 30 persona nga Moska, Shën Petersburgu, Ivanovo dhe rajoni Tver.

Festivali është shndërruar në njërën prej ngjarjeve më të njohura në mesin e banorëve dhe turistëve në Tutaev. Po organizohet për herën e pestë dhe është i hapur për të gjithë, pavarësisht profesionit apo moshës.

Në këtë festival luhen instrumente tradicionale ruse dhe mbahet panairi i suvenireve. Më 2019, organizimi e kishte fituar vendin e parë në “Russian Event Awards”.

Po ashtu është pjesë e 200 organizimeve më të mira në Rusi dhe për këtë organizatorët shprehen veçmas krenarë. Në këtë mes është edhe Tatyana Solomatina.

“Njerëzit kanë arritur që ta njohin qytetin tonë falë këtij festivali. Turistët kanë filluar të vijnë. Kjo është historia jonë dhe po e bëjmë tani”, ka thënë ai.

Edhe “Erdhlezeti” rikthehet në ritëm me energjinë e muzikës që bashkon Kulturë 2 j. më parë “Erdhlezeti” rikthehet në ritëm me energjinë e muzikës që bashkon

Instrumentet kryesore që luhen në festival janë prodhuar në fabrikën vendore të zejtarit Nikolai Shuvalov.

E themeluar më 1993, ishte një nga të parët në periudhën postsovjetike që ringjalli artin e lashtë të prodhimit të kambanave në Rusi.