Ministri rumun i Punëve të Jashtme, Teodor Melescanu deklaroi sot se Rumania mirëpret anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Melescanu, i bëri këto komente në konferencën për shtyp pas takimit trepalësh të ministrave të jashtëm të Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë, në Ankara.
“Mbështesim politikat e dyerve të hapura të NATO-s. Në drejtim të realizimit të këtij synimi mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”, u shpreh ai.
Ai ndër të tjerat tërhoqi edhe vëmendjen në rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit Euroatlantik.
Rumunia mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian (BE)./ATSH
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti rumun konfirmon kandidaturën për udhëheqje të NATO-s
-
Maqedonia e Veriut, zyrtarisht anëtarja më e re e NATO-s
-
Maqedonia e Veriut mori ftesën për t’iu bashkuar NATO-s
-
Parlamenti maqedonas ratifikon protokollin për anëtarësimin në NATO
-
Maqedonia e “paduruar”, ratifikon para kohe protokollin e anëtarësimit në NATO