Zonja e Parë amerikane, Melania Trump është shprehur sot se një nga prioritetet e saj është përpjekja kundër ngacmimeve në internet.
“Shumica e fëmijëve janë më të vetëdijshëm për përfitimet dhe kurthet e rrjeteve sociale, sesa disa të rritur”, u shpreh zonja Trump gjatë mbajtjes së një seminari për ngacmimet kibernetike në Maryland, shkruan KsP.
Rrjetet sociale mund të përdoren në shumë mënyra pozitive, por mund të jenë shkatërruese nëse keqpërdoren.
E pyetur në lidhje me mospërputhjen e dukshme midis përpjekjeve të Melania Trumpit në luftën kundër ngacmimeve në internet dhe sjelljes së bashkëshortit të saj në “Twitter”, zëdhënësja e Zonjës së parë përgjigj se kjo e fundit ishte e vetëdijshme për kritikët, por ato nuk do e shpërqendrojnë nga rruga që ajo e cilëson të drejtë.
“Presidenti është krenar për angazhimin e saj për kauza në ndihmë të fëmijëve dhe mbështet çdo nismë që ajo ndërmerr”, saktësoi zëdhënësja Stephanie Grisham.