Tre pjesëtarë të një karteli droge të përfshirë në një seri vrasjesh bandash janë dënuar me burgim të përjetshëm, në gjyqin më të madh penal në historinë holandeze.
Kreu i bandës, Ridouan Taghi, ka qenë për katër vjet një nga më të kërkuarit në Holandë.
Taghi u dënua me burgim për vrasje, armëmbajtje dhe grabitje të rënda, raportoi BBC.
Dy të tjerë, Said R dhe Mario R – emrat e të cilëve nuk mund të bëhen publikë për shkak të ligjeve të Holandës – u dënuan me burgim të përjetshëm po ashtu.
Ata u dënuan për pjesëmarrje në vrasje, vrasje në tentativë dhe komplot për vrasje.
Në përgjithësi, 17 persona u dënuan me dënime nga ato me burgim të përjetshëm deri tek ai me një vit e nëntë muaj.
Natyra dhe shkalla e këtij rasti është e paprecedentë në Holandë.
Edhe
SHBA-ja dënon me burgim të përjetshëm ish-udhëheqësin famëkeq të kartelit meksikan të drogës
U deshën 142 ditë dëgjime gjyqësore dhe mbi 3,000 faqe dokumentesh nga avokatët që të arrihej te vendimi i së martës.
Që nga fillimi “mega-gjyqi” ka qenë i mbuluar me fshehtësi.
Taghi u shpall fajtor si lider i organizatës kriminale, e cila mendohet të ketë qenë një nga kartelet më të mëdha të drogës në Holandë. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në Dubai në vitin 2019.
-
Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë
-
Gjashtë të arrestuar për komplotin për rrëmbimin e trafikantit shqiptar të drogës
-
Mesazhet që e shkatërruan grupin e organizuar kriminal