Rusia është e gatshme për fleksibilitet në bisedimet për Ukrainën, por kjo vetëm në përputhje me kushtetutën ruse, ka thënë ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.
Pas bisedimeve mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, Medvedev ka thënë se Rusia është e gatshme të diskutojë për një marrëveshje mbi krizën në Ukrainë, por vetëm me ata “që janë të gatshëm të komunikojnë”, raportoi SkyNeës.
Zelensky ka thënë se ai “nuk mund ta ndryshojë pozicionin e Ukrainës ndaj Rusisë”.
“Rusët po na vrasin. Rusia është armiku dhe ky është realiteti me të cilin përballemi. Ukraina do paqe, por duhet të jetë paqe afatgjatë. Për këtë, ne duhet të jemi të fuqishëm në tavolinën e negociatave”, ka thënë ai.
-
Kremlini mbështet Trumpin pas deklaratës së tij për Zelenskyn
-
Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë
-
Zelensky shprehet i gatshëm të ecë përpara me marrëveshjen e paqes
-
Zelensky dëshiron “reagim të fortë” nga SHBA-ja nëse Putini refuzon takimin me të
-
Trump: Zelensky duhet të jetë më fleksibil në negociata