Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë të enjten se çdo armë në arsenalin e Moskës, përfshirë armët strategjike bërthamore, mund të përdoren për të mbrojtur territoret e lidhura me Rusinë kundër Ukrainës, shkruan BBC.
Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka thënë se referendumet e organizuara nga autoritetet separatiste ruse në pjesë të mëdha të territorit ukrainas të pushtuar nga Rusia do të zhvillohen dhe se nuk ka kthim prapa.
"Republikat e Donbasit (Donetsk dhe Luhansk) dhe territore të tjera do të pranohen në Rusi", ka thënë ai.
Medvedev shtoi se mbrojtja e të gjitha territoreve do të forcohet ndjeshëm nga forcat e armatosura ruse.
“Rusia ka njoftuar se jo vetëm aftësitë mobilizuese, por çdo armë ruse, duke përfshirë armët strategjike bërthamore dhe armët e bazuara në teknologji të reja, mund të përdoren për një mbrojtje të tillë”, ka thënë ai.
-
Ish-presidenti rus: Do ta pushtojmë Kievin
-
SHBA-ja i përgjigjet Rusisë lidhur me kërcënimet për luftën bërthamore
-
Medvedev paralajmëron se kërcënimi rus për armë bërthamore nuk është blof
-
Putini zotohet ta marrë Donbasin me çdo mjet
-
Putin: Shpresoj të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë