Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Me sytë kah mandati i dytë, Bideni i adreson kërcënime Koresë Veriore

Duke u shprehur i hapur për diplomaci, pavarësisht se vendi ka ndërmarrë testimin e dy raketave balistike të enjten herët, Bideni ka paralajmëruar përgjigje të ashpër ndaj shtetit më të izoluar të botës po qe se situata përshkallëzohet

Ditën kur e ka shpalosur synimin për edhe një mandat në krye të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Joe Biden, i ka adresuar njëherësh edhe një kërcënim të ashpër shtetit më të izoluar të botës, Koresë së Veriut.

Duke u shprehur i hapur për diplomaci, pavarësisht se vendi ka ndërmarrë testimin e dy raketave balistike të enjten herët, Bideni ka paralajmëruar përgjigje të ashpër ndaj Koresë Veriore po qe se situata përshkallëzohet.

Bideni ka thënë në konferencën e tij të parë për media në Shtëpinë e Bardhë se testimi i dyshuar i raketave nga Feniani përbën shkelje të qartë të Rezolutës 1718 të Kombeve të Bashkuara.

“Jemi duke zhvilluar konsultime me aleatët dhe partnerët tanë, dhe do të ketë përgjigje po qe se ata zgjedhin që ta përshkallëzojnë gjendjen. Do të përgjigjemi në mënyrë reciproke”, ka thënë ajo. “Jam gjithashtu i gatshëm për disa forma të diplomacisë, por kjo duhet të jetë e kushtëzuar sipas rezultatit përfundimtar të denuklearizimit”, ka shtuar ai, duke iu referuar përpjekjes amerikane për ta bindur Korenë Veriore që të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore.

I pyetur nëse është pajtuar se Koreja Veriore është një çështje prioritare e politikave të jashtme, me të cilat ai përballet, Bideni është përgjigjur prerazi: “Po”.

Edhe SHBA-ja e Koreja e Jugut të hapura të zgjerojnë aktivitetet ushtarake për ta ndaluar Korenë e Veriut Botë SHBA-ja e Koreja e Jugut të hapura të zgjerojnë aktivitetet ushtarake për ta ndaluar Korenë e Veriut

Koreja Veriore ka lansuar të enjten dy raketa të dyshuara balistike në afërsi të detit të Japonisë, duke e demonstruar avancimin e theksueshëm të programit vendor të armëve dhe duke e shtuar presionin mbi administratën Biden, megjithëse ajo është duke i rishikuar politikat kundruall vendit. Lansimi i raketave është raportuar vetëm disa ditë pasi që Koreja Veriore ka testuar disa raketa të rrezes së shkurtër të veprimit, në një zhvillim që Bideni e minimizoi si “punë të zakonshme”.

Administrata Biden ndodhet në fazën përfundimtare të rishikimit të politikave karshi vendit dhe në kuadër të kësaj janë paralajmëruar ashpërsime të qëndrimeve për çështjet e të drejtave të njeriut, denuklearizimit dhe sanksioneve.

Kërcënimin e tij Bideni e bëri teksa në konferencën e së enjtes ka sinjalizuar synimin për të kandiduar sërish për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Si një 78-vjeçar, Bideni është personi më i moshuar në historinë e SHBA-së që ka arritur të marrë pozitën e presidentit. Ndërkaq besohej gjithmbarshëm se si rrjedhojë e moshës, ai do të shërbejë në këtë pozitë për vetëm një mandat. Nga Shtëpia e Bardhë, Bideni ka mbrojtur gjithashtu politikën e tij për sigurimin e strehimit të të gjithë fëmijëve të pashoqëruar që kanë kaluar kufirin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Meksika.

Mes çështjeve në fokus të konferencës ishte edhe zotimi i Bidenit për luftimin e pandemisë.

Presidenti demokrat është zotuar që të administrojë 200 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 në SHBA dhe atë brenda 100-ditëshit të tij të parë në detyrë.

Edhe Bideni mbërrin të premten në Korenë Jugore nën frikën e raketave bërthamore të Koresë Veriore Botë Bideni mbërrin të premten në Korenë Jugore nën frikën e raketave bërthamore të Koresë Veriore

“E di se është plan ambicioz, madje dyfish më i lartë sesa synimi fillestar, por asnjë vend tjetër i botës kurrë as që i është afruar këtij caku”, ka thënë.

Mes tjerash, Bideni është zmbrapsur nga afati i 1 majit për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, i caktuar më herët nga pararendësi i tij republikan Donald Trump.