Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Spanjë ka kaluar 10-mijëshin, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 950 vdekje, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, përcjell Reuters të enjten.
Numri i saktë i vdekjeve deri të enjten në mëngjes ishte 10.003, derisa numri i rasteve me infeksion është rritur në 110.238.
Më shumë vdekje sesa Spanja ka vetëm Italia – 13.155 pa raportin e 24-orëve të fundit, që ajo zakonisht e jep në mbrëmje.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Spanjë 70 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
48 të vdekur në Spanjë, shifra më e ulët ditore që nga 16 marsi
-
Në Spanjë shënohet rënie e të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirus
-
Në Spanjë numri i të vdekurve nga koronavirusi kalon 20-mijëshin
-
Spanja shënon 619 të vdekur në 24-orëshin e fundit pas tri ditësh me rënie