Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Më shumë se 80 të vdekur në Indi nga helmimi me alkool

Më shumë se 80 persona kanë vdekur në verilindje të Indisë, si pasojë e konsumimit të pijeve të falsifikuara alkoolike.

Autoritetet njoftuan se në dy krahina indiane, Golaghat dhe Jorhat, numri i të vdekurve është rritur në 84, transmeton KTV.

Ministri i Shëndetësisë deklaroi se janë hospitalizuar rreth 200 persona dhe se disa janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

E, lidhur me rastin e helmimit është ngritur hetim, ku janë arrestuar së paku nëntë persona që kanë shitur alkool.