Më shumë se 600 kompani kanë zgjedhur të ndërpresin ose reduktojnë punën e tyre në Rusi, si pasojë e nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, kanë bërë të ditur akademikë me bazë në SHBA, raportoi BBC-ja të martën.
Një ekip i Universitetit Yale ka gjurmuar përgjigjet e më shumë se 1.000 bizneseve të mëdha. Sipas ekipit, pavarësisht tërheqjeve të shumta, një numër firmash perëndimore po vazhdojnë punën e tyre normalisht.
Në listën e përditësuar, ekipi i ka dhënë “nota” secilës kompani bazuar në atë se sa e ka kufizuar punën në Rusi.
Firmat si Heineken e Netflix janë vlerësuar me një A për ndalimin e angazhimeve në Rusi. Nga ana tjetër, kompanive si Emirates Airlines dhe JD.com u jepet një F për ndjekjen e "biznesit si zakonisht”.