Rreth 300 migrantë kaluan sot kufirin mes Marokut dhe Spanjës në Ceuta, sipas prefekturës së këtij qyteti spanjoll në brigjet mesdhetare afrikane, kalimi i dytë masiv në tre ditë në një situatë të tensionuar mes Rabatiti dhe Brukselit.
Më shumë se 300 migrantë të rinj me origjinë afrikane kaluan barrierën e dyfishtë prej gjashtë metrash të lartë që rrethon këtë territor.
Mbikëqyrja e këtij kufiri tokësor prej tetë kilometrash gjatësi ushtrohet nga Spanja dhe Maroku, por ky i fundit është në një situatë të tensionuar me Brukselin dhe kërcënon të heqë kontrollin që ushtron mbi migrantët.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhjetëra emigrantë kalojnë rrethojën 10-metërshe të Evropës
-
Spanja në krizë humanitare, mijëra emigrantë marokenë hyjnë në brigjet detare
-
18 emigrantë vriten teksa po përpiqeshin ta kalonin kufirin me Spanjën
-
18 të vdekur gjatë përpjekjes për të kaluar në enklavën spajolle të Afrikës Veriore
-
Spanja aktivizon trupat ushtarake për ndaljen e emigrantëve