Më shumë se 22 mijë fansa janë evakuuar pasi një zjarr i madh ka shpërthyer në skenë në festivalin e muzikës “Tomorrowland” në Spanjë, kanë thënë autoritetet spanjolle.
CNN shkruan se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar në koncertin që u mbajt afër Barcelonës në orët e vonshme të së shtunës, transmeton Koha.net.
“Në këtë kohë zjarri është shuar plotësisht, megjithatë zonat mbeten ende të nxehta dhe e gjithë struktura është në rrezik të shkatërrohet”, thuhet në një komunikatë.
Zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik, sipas një postimi në faqen zyrtare të Tomorrowlandit.
Fire at #Tomorrowland festival near Barcelona; 22,000 evacuated (via @alexprimlopez7) pic.twitter.com/oYjWahCWs1
— Julian Druker (@Julian5News) July 29, 2017
Artikuj të ngjashëm
-
Më shumë se 300,000 të evakuuar nga zjarret në Francë dhe Spanjë
-
Zjarret dalin jashtë kontrollit pranë Madridit, mbi 65 mijë persona evakuohen në Spanjë dhe Francë
-
Zjarr në një klub nate në Spanjë, të paktën gjashtë të vdekur
-
Evakuohen qindra banorë shkaku i zjarrit në Gran Canaria të Spanjës, në rrezik edhe qytetet tjera
-
Tre të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Spanjë