Më shumë se 1.100 qytete dhe fshatra kanë mbetur pa energji elektrike pas 10 ditëve të bombardimeve ruse të cilat cak kishin energjinë elektrike.
“Në 10 ditët e fundit, Rusia ka sulmuar 16 rajone të Ukrainës më rreth 190 raketa, dronë kamikaz dhe armatim tjetër”, ka bërë të ditur një zëdhënës i shërbimit të emergjencës, Oleksandr Khorunzhyi, shkruan Sky News.
“Deri tash, 1.162 vendbanime në Dnipropetrovsk, Kirovograd, Zhytomyr, Kharkiv, Donetsk, Zaporozhzhia, Lugansk, Mykolaiv, Kherson kanë mbetur pa energji elektrike”, ka thënë ai.
Më shumë se 70 njerëz kanë vdekur dhe 240 të tjerë janë lënduar nga bombardimet.
Artikuj të ngjashëm