Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Me protesta në Bejrut bëhet thirrje për më shumë ndihma në Gaza

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të hënën prantë zyrave të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA) në Bejrut, duke bërë thirrje për dërgimin e më shumë ndihmave në Rripin e Gazës dhe për zbatimin e një armëpushimi.

Tri autokolona me ndihma kanë hyrë në territorin e bllokuar palestinez që nga fillimi i luftës Hamas-Izrael më 7 tetor, por kanë qenë minimale në krahasim me dërgesat e paraluftës. Ndihma është mjet kyç shpëtimi për mbi dy milionë banorët e Gazas.

Protestuesit pranë ndërtesës së UNRWA-së valëvitën flamuj palestinezë dhe mbanin pankarta në anglisht dhe arabisht që bënin thirrje për më shumë ndihma.

Izraeli pritet të nisë një ofensivë tokësore në Gaza pas sulmit brutal të Hamasit më 7 tetor në territorin jugor izraelit.

Izraeli ende nuk ka lejuar që asnjë sasi karburanti të hyjë në Gaza, ku është ndërprerë energjia elektrike për gati dy javë.

Spitalet thonë se po kërkojnë karburant për gjeneratorë në mënyrë që të vazhdojnë të funksionojnë pajisjet mjekësore dhe inkubatorët që shpëtojnë jetën për foshnjat e lindura.

Edhe Disa aktivistë izraelitë tentojnë të bllokojnë hyrjen e ndihmave në Gazë Botë Disa aktivistë izraelitë tentojnë të bllokojnë hyrjen e ndihmave në Gazë

UNRËA ka bërë të ditur se furnizimi i tyre me karburant do të mbarojë deri të mërkurën.

Deri më tani është raportuar se më shumë se 1400 persona kanë vdekur në Izrael, kryesisht civilë të vrarë gjatë sulmit të parë të Hamasit. Ndërkohë mbi 4600 persona janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi./ AP