Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, ka deklaruar se referendumi do të jetë konsultativ dhe do të mbahet më 30 shtator. Zaev gjithashtu i bëri thirrje opozitës ta mbështesë referendumin dhe të bëjë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve.
“E di se referendumi do të jetë konsultativ. Sërish e shfrytëzoj rastin që ta ftoj opozitën që të përfshihet dhe t’i ftojë qytetarët që të dalin masivisht që të tregojnë qëndrimin e tyre. E dini se ky është vendim historik, jo vetëm se del nga referendumi, por për shkak se nëpërmjet tij definohet ardhmëria e Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.
Zaev theksoi se pyetja është ajo që tashmë është publikuar: “A jeni për hyrje në NATO dhe BE me përkrahje të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.
Kjo deklaratë e kryeministrit i cili ndodhet në Kumanovë vjen në prag të caktimit të seancës për shpalljen e referendumit për emrin e Maqedonisë.
-
Emri, Zaev: Nëse qytetarët nuk votojnë, do të vendosim vetë
-
Zaev fton opozitën dhe qytetarët të dalin në referendum
-
Të hënën bëhet e ditur data e referendumit për emrin e Maqedonisë
-
Zaev fton maqedonasit që të votojnë pro referendumit për emrin
-
Zaev paralajmëron për shtator referendumin për emrin e Maqedonisë