Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Më 12 maj do të dihet nëse Finlanda aplikon për anëtarësim në NATO

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, njoftoi se do të shpallë vendimin e tij nëse vendi i tij do të anëtarësohet ose jo në NATO më 12 maj.

Niinisto njoftoi në një konferencë shtypi se do të shpallë vendimin në lidhje me aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO më 12 maj.

Duke thënë se situata e sigurisë në rajon ka ndryshuar, Niinisto theksoi se vendimin e tij do ta marrë pas takimit me qeverinë, partitë politike dhe organizatat joqeveritare.

Niinisto deklaroi se përdorimi i ashpër i forcës ushtarake nga Rusia ka shkaktuar shqetësime.

Sipas gazetës suedeze Expressen, Suedia dhe Finlanda do të aplikojnë për anëtarësim në NATO në datat 17-21 maj.

Rusia ka paralajmëruar se nuk e do anëtarësimin e dy vendeve skandinave në NATO.