Autoritetet greke kanë bërë të ditur se dhjetëra refugjatë besohet se kanë vdekur pasi një varkë me rreth 50 persona, sipas një dëshmitari, u mbyt në ishullin Folegandros, që është humbja e dytë më e madhe e jetëve në Mesdhe brenda disa ditësh.
Pothuajse 24 orë pasi operacioni i shpëtimit filloi të martën vonë, zyrtarët e rojes bregdetare thanë se nuk kishte gjasa të gjendeshin të mbijetuar.
“Përpjekjet do të vazhdojnë, por në ujërat shumë të ftohta dhe shumë të thella, gjasat për të gjetur dikë të gjallë po pakësohen nga ora në orë”, ka thënë Nikos Kokkalas, zëdhënësi i rojes bregdetare helene.
“Frika jonë është se shumica thjesht nuk arritën të zbrisnin nga varka dhe do të ishin fundosur me të në fund të oqeanit”, ka shtuar ai.
Të mërkurën vonë, shpëtimtarët kishin gjetur trupin e vetëm një burri, ka bërë të ditur ai.
Incidenti vjen më pak se pesë ditë pasi zyrtarët e OKB-së për migracionin thanë se 164 persona ishin mbytur në brigjet e Libisë, tani pika dominuese e tranzitit për njerëzit që ikin nga lufta dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Edhe
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
Përpjekjet për kalime nga vendi anarkik i pasur me naftë janë rritur muajt e fundit, mes një goditjeje të paprecedentë ndaj refugjatëve në Tripoli.