Një shkencëtar kinez i dyshuar për mashtrim me viza dhe lidhje me ushtrinë, është duke u fshehur në Konsullatën kineze në San Francisco.
Prokurorët amerikanë besojnë se rasti i tij është pjesë e programit të Kinës për të dërguar shkencëtarë ushtarakë në Shtetet e Bashkuara. Të mërkurën, administrata e Trumpit urdhëroi mbylljen e konsullatës në Hjuston me dyshimet se ishte e përfshirë në vjedhjen e pronës intelektuale amerikane.
Kina ka dënuar vendimet amerikane ndaj shkencëtarëve dhe konsullatave të veta. Ministria e Jashtme kineze ka deklaruar se administrata amerikane po keqtrajton studentët kinezë. Pas përplasjeve në lidhje me konsullatën në Hjuston, presidenti Donald Trump, ka kërcënuar me mbylljen e më shumë misioneve kineze në SHBA.
Në muajt e fundit përplasjet mes SHBA-së dhe Kinës janë shpeshtuar për shkak të tregtisë, pandemisë së koronavirusit dhe ndërhyrjes kineze në pavarësinë e Hong-Kongut.
-
SHBA-ja urdhëron Kinën ta mbyllë Konsullatën në Houston
-
Kina kritikon ndalesën e SHBA-së për regjistrim të studentëve të huaj në Harvard
-
Ushtria amerikane rrëzon balonën “spiune” kineze
-
Twitteri bllokon llogarinë e ambasadës kineze në SHBA
-
Me informata të vjedhura, Kina ekspozoi agjentët e CIA-s në Afrikë e Evropë