Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbyllet nga Policia uebfaqja e njohur për krime kibernetike

Një nga tregjet më të mëdha kriminale në botë, që ishte përdorur nga kriminelët për të blerë fjalëkalime, është mbyllur nga forcat e rendit, raporton BBC.

Genesis Market shiste detaje për hyrje, IP adresa dhe të dhëna tjera që përbënin “gjurmë digjitale të gishtërinjve” të viktimave.

Shpesh duke kushtuar më pak se 1 dollar, informacionet personale i lejonin mashtruesit të hy7nin në llogaritë bankare dhe llogari të blerjeve të personave tjera.

Agjencitë e zbatimit të ligjit nëpër botë kanë koordinuar bastisjet, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e kësaj goditje.

Gjatë një sërë bastisjesh, Agjencia Kombëtare e Krimeve e Britanisë së Madhe (NCA) ka arrestuar 24 persona, të cilët ishin përdorues të dyshuar të faqes. Këtu përfshihen dy burra të moshave 34 dhe 36-vjeçare në Grimsby, Lincolnshire, të cilët po mbahen nën dyshimin për mashtrim dhe keqpërdorime të kompjuterëve.

Agjencitë e zbatimit të ligjit nëpër 17 vendeve të botës u përfshinë në bastisjes, të cilat filluan të martën. Operacionu u drejtua nga FBI-ja në SHBA dhe Policia Kombëtare e Holandës, duke punuar së bashku me NCA-në në Britaninë e Madhe, Policinë Federale të Australisë dhe në vende në gjithë Evropën.

Në nivel global u kryen 200 kontrolle e u arrestuan 120 persona.

Të mërkurën, kushdo që ka hyrë në faqen e Genesis ka parë mesazhin: “Operacioni ‘Cookie Monster’. Kjo faqe e internetit është konfiskuar”.

Genesis Market kishte në shitje 80 milionë kredenciale e gjurmë digjitale të gishtërinjve.

Artikuj të ngjashëm