Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qendra për statistikat globale për koronavirusin, ka bërë të ditur se mbi një milion njerëz janë shëruar nga COVID-19.
SHBA-ja ka numrin më të madh të të shëruarve 153.947 persona dhe e dyta është Gjermania me 123.500 të shëruar, raporton DW, transmeton KOHA.
Në mbrëmjen e 30 prillit në qindra protestues (disa me armë) kanë hyrë në një ndërtesën Capiton në shtetin e Michiganit të SHBA-së duke i kërkuar guvernatores të këtij shteti, Gretchen Whitmer, t’i lehtësojë masat. Ndërkaq, në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin, policia lokale ka pranuar 20 kërkesa për tubime publike për shënimin e ditës ndërkombëtare të punëtorëve, ndërsa policia ka bërë të ditur se nuk do të tolerojë tubime me mbi 20 persona.
Në nivel global mbi 3 milionë e 250 mijë persona janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus sipas Johns Hopkins. Të vdekur, sipas tyre, janë të regjistruar janë mbi 233 mijë.
Ndërkaq në Greqi janë duke u mbajtur protesta në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Autoritetet iu kanë bërë thirrje protestuesve ta respektojnë distancën sociale.
-
6 vjet nga rasti i parë me Covid-19 në Kosovë, mbi 276 mijë raste pozitive, 3238 të vdekur
-
Mbi 495 protestues të vrarë në Iran e më shumë se 10 mijë të arrestuar
-
Shkon në 3.811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
-
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
-
Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru