Më shumë se tetëdhjetë veta, kryesisht fëmijë, janë rrëmbyer prej një shkolle në qytetin Bamenda në Kamerun të hënën në mëngjes, kanë bërë të ditur burimet qeveritare dhe ushtarake të këtij shteti.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin në rajonin anglishtfolës, ku luftëtarë janë duke luftuar për krijimin e një shteti të pavarur, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Ata kanë vënë orë policore dhe kanë mbyllur shkolla, si pjesë e protestës së tyre kundër qeverisë së presidentit Paul Biya.
“Gjithsej 81 veta janë rrëmbyer, përfshirë drejtorin”, i ka thënë Reutersit një burim ushtarak.
Një zëdhënës i qeverisë ka thënë se autoritetet janë duke e përcjellur gjendjen, por se nuk mund të komentojnë.
-
Mbi 300 nxënës dhe 12 mësimdhënës rrëmbehen në sulmin në një shkollë në Nigeri
-
Shtatë fëmijë të vdekur dhe 12 të plagosur pas një sulmi të armatosur në një shkollë në Kamerun
-
Papa Leoni kërkon lirimin e menjëhershëm të të rrëmbyerve në një shkollë në Nigeri
-
Të paktën 17 nxënës të vdekur nga zjarri në shkollë në Kenia
-
Lirohen 280 nxënës nigerianë që ishin kidnapuar këtë muaj