Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 66 të vdekur pas fundosjes së tragetit në Bangladesh

Të paktën 66 persona kanë vdekur si pasojë e fundosjes së një trageti në Bangladesh, shkroi “Al Jazeera” të martën.

Autoritetet në këtë vend kanë fajësuar mbipopullimin për fundosjen e tragetit ku përveç të vdekurve ka dhjetëra persona të tjerë që tash e dy ditë janë ende të zhdukur.

“Të paktën 15 persona të tjerë janë ende të pagjetur”, tha një zyrtar i lartë qeveritar në distriktin verior të Panchagarh, ku anija u përmbys të dielën.

Një komitet prej pesë anëtarësh po heton aksidentin, me raportet fillestare që sugjerojnë se anija mbante gati tre herë kapacitetin e saj.

Policia ka njoftuar se disa nga të përfshirët kanë arritur me anë të notit të shpëtonin.

Edhe Mbi 59 të vdekur dhe miliona të bllokuar nga përmbytjet në Indi dhe Bangladesh Botë Mbi 59 të vdekur dhe miliona të bllokuar nga përmbytjet në Indi dhe Bangladesh

Trageti ishte i mbushur me besimtarë hindu, të cilët ishin nisur drejt një tempulli popullor.

Brenda varkës ndodheshin më shumë se 80 persona.