Më shumë se 5 mijë grupe për krim të organizuar në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian ndodhen nën hetime, thuhet në raportin e Europolit.
"EU Observer" shkruan se raporti tregon fakte të mjaftueshme se krimi i organizuar është gjithnjë e më i aftë për t’u zgjeruar në gjithë Evropën.
Hetimet, siç thuhet, deri më tash kanë theksuar rëndësinë e mafive, të cilat flasin gjuhën ruse dhe turke, rrezikun nga grupe tjera më pak të njohura në nivel ndërkombëtar dhe aktivitetet e bandave vietnameze kryesisht në lindje të Europës.
Artikuj të ngjashëm
-
Europoli paralajmëron për rritje të krimit të organizuar
-
Bandat kriminale në BE po depërtojnë në bizneset legale, thotë Europoli
-
Nisin hetimet në 13 shtete anëtare të BE dhe 5 vende jashtë Unionit kundër terrorit në internet
-
Europol: Krimi i organizuar kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane - shqiptarët ndër akterët kryesorë
-
64 shqiptarë të arrestuar për 3 ditë në disa shtete të BE-së për drogë e prostitucion