Një rekord prej 50.8 milionë njerëzish në gjithë botën janë të zhvendosur brenda vendeve të tyre, për shkak të konflikteve ose katastrofave natyrore, thuhet në raportin më të ri të Qendrës për Monitorimin e Zhvendosjes së Brendshme.
Pandemia e koronavirusit mund t’i rrisë rreziqet për miliona njerëz tashmë të cenueshëm, citon REL raportin.
Sipas tij, mbi 45 milionë njerëz janë detyruar t’i braktisin shtëpitë për shkak të dhunës, ndërsa pesë milionë të tjerë janë zhvendosur nga katastrofat natyrore, të tilla si tërmetet apo përmbytjet.
Shifrave u kanë kontribuar 33.4 milionë zhvendosje të reja, të regjistruara në vitin 2019, thuhet në raport.
“Koronavirusi i ri ka të ngjarë ta bëjë më të vështirë jetën e shumë prej këtyre njerëzve - disa prej të cilëve tashmë jetojnë të ngujuar dhe në kushte josanitare”, thekson raporti.
Pandemia e kufizon më tej qasjen e tyre në shërbime thelbësore dhe ndihmë humanitare, tha drejtoresha e Qendrës për Monitorimin e Zhvendosjes së Brendshme, Alexandra Bilak.
-
Numri i njerëzve të zhvendosur nga dhuna shënon rekord të ri botëror
-
Përkundër pandemisë, në vitin 2020 u zhvendosën mbi 82 milionë njerëz në mbarë botën
-
Rreth 80 milionë të zhvendosur gjatë vitit 2019
-
UNICEF: 19 milionë fëmijë në mesin e të zhvendosurve më 2019
-
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025