Më tepër se 4300 persona kanë vdekur në Indi nga sëmundja e njohur si “kërpudha e zezë”, në një epidemi që po i prek kryesisht pacientët që po e kalojnë COVID-19, raporton BBC.
India ka raportuar 45.374 raste me infeksionin e rrallë dhe të rrezikshëm, të quajtur mukormikozë, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya.
Prek hundën, sytë dhe nganjëherë trurin, ndërsa kryesisht po godet pacientët 12-18 ditë pasi po rikuperohen nga COVID-i.
Gati gjysma e atyre që janë infektuar ende po marrin tretman.
Mjekët thonë se ky infeksion ka lidhje me steroidet që janë përdorur për trajtim të COVID-it , ndërsa veçanërisht në rrezik janë diabetikët.
Artikuj të ngjashëm
-
India raporton mbi 9000 raste të infeksionit të rrallë
-
India e kalon shifrën e 300 mijë të vdekurve nga COVID-19
-
India regjistron 333.533 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India shënoi afro 40,000 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit
-
2/3 e indianëve u infektuan me COVID-19, sipas një studimi