Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 2 milionë refugjatë ukrainas, në Poloni mbi gjysma

Në dy javët e pata të luftës në Ukrainë, mbi dy milionë banorë të këtij vendi kanë lëshuar vendit si pasojë e agresionit të Rusisë.

Sipas CNN-it, numri i refugjatëve që kanë kërkuar strehë në vendet tjera është mbi dy milionë.

Nga ky numër, mbi 1.2 milionë janë vendosur në Poloni, mbi 190 mijë në Hungari, mbi 140 mijë në Sllovaki, kurse në Rumani e Moldavi janë vendosur nga mbi 80 mijë refugjatë.

Në shtetet tjera evropiane janë vendosur mbi 210 mijë veta.

Refugjatë ka edhe në vendin që ka nisur sulmin, Rusi – gati 100 mijë veta dhe në Bjellorusi, aleaten e Rusisë, ku janë vendosur 453 veta.