Të paktën 108 policë janë lënduar në përplasjet me protestues nëpër Francë më 1 Maj, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Francës, raporton BBC.
Protestuesit të zemëruar me reformat e fundit pensionale, janë përplasur me forcat policore.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka thënë se është e pazakontë lëndimi i një numri kaq të madh të policëve. Ai ka shtuar se 291 persona janë arrestuar në trazirat në ditën e hënën.
Qindra e mijëra persona kanë marrë pjesë në demonstratat për 1 maj, për të kundërshtuar reformat pensionale të iniciuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Shumica ishin paqësore, por grupe radikale hodhën koktej molotovi dhe fishekzjarrë në drejtim të policëve.
Edhe
Protestuesit marshojnë në Paris kundër reformës së pensioneve
Policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës e duke përdorur kamionë me ujë.
Nuk është njoftuar ende se sa protestues janë lënduar.
Presidenti i Francës, Macron, përkundër kundërshtimeve të shumta rriti moshën e pensionit nga 62 në 64 vjet.
Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar se në protestat e të hënës kanë marrë pjesë afro 782 mijë persona, rreth 112 mijë vetëm në Paris.
Mirëpo, sipas shoqatave sindikale thuhet se shifra është trefishtë më e madhe.
Edhe
Përshkallëzon protesta në Paris, arrestohen dhjetëra persona
Në Paris, një polic ka marrë djegie serioze në duar dhe fytyrë pasi është goditur nga një koktej molotovi.
Po ashtu pati dhunë edhe në Lyon e Nantes, ndërsa në Marseille u raportua se policët shkurtazi okupuan një hotel luksoz.