Athinë, 5 maj – Më shumë se 10 000 migrantë që kishin mbërritur në Greqi dy vitet e fundit, janë kthyer vullnetarisht drejt vendeve të tyre të origjinës, shumica në Pakistan, Irak dhe Afganistan, njoftoi dje IOM (Organizata Botërore për Imigracionin).
Më shumë se tre të katërtat e përfituesve të këtyre programeve të riatdhesimit, të financuara nga BE-ja, janë burra, theksoi IOM-ja.
Bëhet fjalë për persona të riatdhesuar mes qershorit 2016 dhe prillit 2018.
IOM-ja ofron këto programe për të zhgënjyerit nga migracioni, të cilët kuptojnë se nuk mund ta rregullojnë dot situatën e tyre ose në kuadër të azilkërkuesve që janë të dekurajuar nga ngadalësimi i procedurave dhe kushtet e tyre të jetesës në qendrat ku mbahen.
-
Në vitin 2016 në Shqipëri u kthyen 18 mijë emigrantë
-
Bashkëpunimi në heshtje për dëbimin e refugjatëve nga BE-ja
-
BE-ja do t’iu japë nga 2 mijë euro refugjatëve në Greqi për t’u kthyer në shtëpi
-
OKB-ja raporton për më shumë se 80,000 emigrantë ilegalë në Evropë sivjet
-
Sipas OKB-së, sivjet në Europë hynë mbi 70 mijë refugjatë