Mijëra persona kanë marrë pjesë në funeralin e Maulana Sami ul-Haq, klerik i njohur pakistanez, i njohur ndryshe si “Babai i Talibanëve” .
Sami ul-Haq, kishte mbetur i vdekur pas një sulmi me thikë në qytetin Islamabad më 2 nëntor.
Ceremonia e varrimit u mbajt me forca të shtuara të sigurisë, ku morën pjesë liderë politikë dhe ata religjiozë, shkruan REL.
Samiul Haq, i cili ka qenë në të 80-at e tij, ka udhëhequr një shkollë islamike në Provincën Khyber Pakhtunkhëa në Pakistan.
Mediat pakistaneze kanë raportuar se ai ka qenë i lidhur me Partinë, Tehreek-i-Insaf në zgjedhjet e 25 korrikut.
Kryeministri pakistanez, Imran Khan ka kërkuar që të punojë ngushtë me klerikun e mirënjohur për të zbatuar një varg reformash në kuadër të edukimit fetar.
-
Ish-udhëheqësi suprem i Iranit do të varroset muajin tjetër
-
Katër të arrestuar për sulmin vetëvrasës në Islamabad
-
Në vend të djallit, fotografia e Trumpit gjuhet me gurë gjatë funeralit të Khameneit në Iran
-
Në funeralin e Ali Khamenei, mungoi djali i tij Mojtaba që raportohej se ishte plagosur rëndë
-
Me qindra mijëra njerëz, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit