Kryeministrja në largim e Britanisë së Madhe, Theresa May, e kritikoi presdentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pasi ky i fundit iu bëri thirrje disa kongresisteve demokrate me ngjyrë që "të kthehen në shtëpitë e tyre".
May tha se fjalët e Trumit janë "krejtësisht të papranueshme", transmetoi zëdhënësi i saj.
Trump tha përmes disa postimeve në Twitter se gratë "kanë ardhur nga vendet, qeveritë e të cilave janë një katastrofë totale".
Ai iu referua katër kongresisteve - tri nga të cilat kanë lindur në SHBA, ndërsa një ka shkuar si fëmijë refugjat.
Kandidatët demokratë për president i cilësuan deklaratat e tij si raciste dhe përçarëse, ndërsa përfaqësuesit e Partisë Republikane qëndruan të heshtur.
Edhe
“Lutja” për foto e Melonit, shpikje e Trumpit
Përkundër kritikave, Trump, të hënën, iu bëri thirrje vetë grave që të kërkonin falje.
Gratë: Aleksandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib, Ayanna Pressley dhe Ilhan Omar e quajtën presidentin racist dhe u mbështetën nga anëtarë të Partisë Demokratike./REL/
-
Trumpi e quan “turp” pyetjen e gazetares për “pedofili” pas sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë
-
Liderët botërorë reagojnë pas sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë
-
Meloni kritikon Trumpin për gjuhën e përdorur ndaj Papës Leoni XIV
-
Trumpi: E paligjshme thirrja e Iranit ndaj të rinjve për t’u mbledhur rreth termocentraleve