Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përshëndetur “rikthimin e madh amerikan” në një fjalim para Kongresit.
E këtë e bëri në prag të lirimit nga akuzat me të cilat po përballet në gjykimin që po zhvillohet në Senat, transmeton KTV.
Në fjalimin e tij vjetor, presidenti republikan u përmbajt që të mos kritikonte drejtpërsëdrejti ligjvënësit që kanë tentuar ta largonin atë nga pushteti.
Ligjvënësit republikanë brohoritën “katër vjet të tjerë”, duke e motivuar atë për zgjedhjet e Shtëpisë së Bardhë në nëntor.
Në kuadër të adresimit vjetor pati edhe skena mes Trumpit dhe kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ku kjo e fundit ia grisi një kopje të fjalimit të Trumpit.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi viziton Capitolin për herë të parë që nga trazirat e janarit të vitit 2021
-
Trumpi lavdëron ekonominë dhe kërcënon Iranin në fjalimin më të gjatë para Kongresit
-
Trumpi feston 100 ditë në detyrë: Nuk keni parë asgjë akoma
-
Shtatë momente nga fjalimi i madh i Trumpit
-
Trumpi thotë se ky është “vetëm fillimi i tij” gjatë fjalimit në Kongresin Amerikan