Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

May do të takohet me zyrtarët e lartë të partisë së saj për të caktuar datën e dorëheqjes

Theresa May do të takohet me zyrtarë të lartë të Konservatorëve, në mes të thirrjeve për të, që të përcaktojë datën e dorëheqjes.

Në muajin mars, kryeministrja britanike u zotua të japë dorëheqje, kur Parlamenti e ratifikon marrëveshjen e daljes nga BE-ja, transmeton KTV.

Sidoqoftë, ajo nuk e ka bërë të qartë se sa kohë ka ndërmend të qëndrojë nëse nuk arrihet marrëveshje.

Britania e Madhe do të duhej të largohej nga BE-ja më 29 mars, por afati u shty përsëri deri më 31 tetor, pasi Parlamenti nuk ishte në gjendje ta votonte marrëveshjen.