Edinburg, 4 mars – Kryeministrja britanike, Theresa May denoncoi obsesionin për pavarësi të Skocisë nga partisë nacionaliste skoceze, SNP, në pushtet, në një fjalim hapës të kongresit të Partisë Konservatore skoceze në Glasgow.
“Ne e dimë që SNP nuk do të ndalet kurrë së shtrëmbëruari të vërtetën për të denigruar Britaninë e Madhe dhe për të nxitur obsesionin për pavarësi”, u shpreh ajo në një akuzë të dhunshme kundër partisë së kryeministres skoceze, Nicola Sturgeon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Populli i Skocisë meriton një kryeministër të fokusuar në prioritetet e tyre dhe jo një nacionalist të ngushtë në qëndrime”, deklaroi sërish May, duke cituar arsimin, shëndetësinë, drejtësinë dhe përmirësimin e standardit të jetesës.
Të martën, Nicola Sturgeon vlerësoi se një referendum i ri për pavarësi ishte i ligjshëm, madje i nevojshëm përballë Brexit dhe refuzimit të Londrës për të përfshirë parlamentin rajonal skocez në negociatat e daljes nga Bashkimi Evropian.
Rreth 62 për qind e skocezëve votuan për të qëndruar në BE ndërsa 52 për qind e tërë Britanisë së Madhe kishin zgjedhur daljen, gjatë referendumit më 23 qershor 2016